“Gjurmët” çojnë në pranga hajdutin serial në Kavajë, zbardhen 3 vjedhje në Kavajë dhe Golem

Policia ka zbardhur tri raste vjedhjesh të ndodhura gjatë muajit tetor në Kavajë dhe në Golem, duke vënë në pranga një 38-vjeçar, i dyshuar si autor i tyre.

Në kuadër të operacionit të koduar “Traces”, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Durrës, kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e Erlind Shehaj, banues në Durrës.

Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari ka kryer tri vjedhje në dy subjekte dhe një banesë, ku ka marrë shuma parash, laptopë, telefona celularë, pajisje të ndryshme elektronike dhe mjete pune.

Ndërkohë, policia vijon hetimet për të zbardhur nëse i arrestuari është i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×