Tritol në Shkodër, por lënda plasëse nuk shpërthen! Ja kush ishte objektivi dhe pista ku po hetohet

Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, është konstatuar mbrëmjen e kaluar në portën e jashtme të një banese në lagjen “Mark Lula” në Shkodër. Objektiv i këtij veprimi dyshohet se ka qenë Emiljan Gjonaj, i cili merret me ndërtim. Lënda plasëse është gjetur e pashpërthyer, ndërsa pas konstatimit të saj është njoftuar menjëherë policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka marrë masat për garantimin e sigurisë.

Në zonë kanë ndërhyrë edhe ekspertët xhenierë, të cilët kanë bërë trajtimin e lëndës plasëse për të shmangur çdo rrezik për banorët dhe personat që ndodheshin pranë objektit. Sipas burimeve nga vendngjarja, Emiljan Gjonaj ushtron aktivitet në fushën e ndërtimit. Aktualisht, në lagjen “Mark Lula” po ndërtohet edhe një pallat nga ana e tij, çka ka ngritur dyshimet se vendosja e tritolit mund të ketë lidhje me aktivitetin e tij në këtë sektor.

Një nga pistat që po hetohet është ajo e një kërcënimi ndaj ndërtuesit, por deri më tani nuk ka një version zyrtar mbi motivet e ngjarjes. Fakti që lënda plasëse nuk shpërtheu ka shmangur pasoja të mundshme. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e vendosjes së saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët ende nuk janë zbuluar.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×