
Dramë e Jamal Musiala-s nuk ka fund, me talentin gjerman që detyrohet të “parkojë” sërish infermieri, por këtë herë jo për shkak të problemeve neurologjike, por si pasojë e një problemi muskulor. Musiala u rikthye në fushë në sfidën kundër Lille, duke referuar këshillën e mjekëve pasi dëshironte të mbështeste ekipin në një moment të vështirë në Champions ku trajneri Kompany kishte mungesa të mëdha.
Ky vendim i kushtoi jo pak pasi rezonanca magnetike nxori në pah një dëmtim në bicepsin femoral të kofshës së djathtë. Klubi i Bayern Munich nuk specifikoi kohën e rikthimit në fushë, por sipas mediave Musiala pritet të mungojë për afro 3 javë.
Pavarësisht se një nga premtimet më të mëdha të futbollit gjerman po kalon një moment të pafat, të paprecedentë, emri i tij mbetet në treg, ka ende admirues dhe një prej tyre Liverpool. Nga Gjermania, mediat zbulojnë se në kontratën e firmos pak kohë më parë, mes Bayern dhe Musiala-s, ekziston edhe një klauzolë largimi në fund të këtij sezoni.
Nëse situata mes palëve, Bayern dhe Musiala vijon të mbetet e tillë, nëse fantazisti nuk lë pas problemet e tij, nuk përjashtohet mundësia e një divorci të bujshëm në fund të këtij sezoni. Nëse një hipotezë e tij do të konkretizohej, atëherë Liverpool është gati të trokas me një ofertë konkrete për yllin e futbollit gjerman.
and then