
Cesena po shijon një super Cristian Shpendi, golashënuesi më i mirë në Serie B me 12 gola dhe 1 assist në 13 ndeshje, ku së fundmi shpërtheu me një “tripletë” përballë Ascoli-t. Falë paraqitjeve fantastike të sulmuesin kuqezi, Cesena është rikthyer në garë për të siguruar një vend në Serie A, aktualisht ndodhe në zonën “play-off”, në vendin e 5-të.
Pa diskutim me këto shifra, Shpendi ka tërhequr vëmendjen e klubeve të rëndësishme në Itali, ndërsa drejtuesit e Cesena-s buzëqeshin pasi vlera e kartonit të sulmuesin shqiptar është rritur ndjeshëm. Gjatë verës, Shpendi ishte me një këmbë jashtë Cesena-n, ishte thuajse i kryer kalimi i tij te Cremonese për 4 milionë euro, por transferimi dështoi në orët e fundit të merkatos. Në shtëpinë e Cesena-s nuk janë të shqetësuar për këtë, përkundrazi, pasi tani kartoni i Shpendit vlen minimalisht 6 milionë euro.
Sipas “TurttoSport”, për Shpendin ka një interesim konkret dhe të fortë nga dy klube në Serie A, Fiorentina dhe Cagliari, ndërsa informacione kanë kërkuar edhe disa klube të tjera. E përditshmja italiane shton se për Shpendin ka interesim edhe nga ekipe jashtë Italisë. Në kushte të tilla, duket e vështirë që Cesena ta mbajë më gjatë sulmuesin shqiptar në skuadër, por janë në pozita komode për të negociuar pasi është nën kontratë deri në vitin 2028.
and then