VIDEO/ Protestuesit pajisen me mburoja të ngjashme me ato të policisë, imitojnë lëvizjet e efektivëve pranë selisë së PS

Një grup protestuesish është shfaqur me mburoja të ngjashme me ato që përdor policia gjatë ndërhyrjeve në tubime.

Ata kanë imituar edhe lëvizjet dhe formacionet e efektivëve, duke iu afruar kordonit të policisë në zonën e përplasjes pranë selisë së Partisë Socialiste.

Kjo situatë është regjistruar në vijim të tensioneve në sheshin “Skënderbej”, ku policia po përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit vijojnë rezistencën.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×