
Fernando Muslera i ka dhënë fund karrierës si futbollist profesionist në moshën 40-vjeçare. Portieri uruguaian ka vendosur të varë dorezat në gozhdë pas një karriere të gjatë, gjatë së cilës mbrojti portën e disa skuadrave europiane, mes tyre Lazios dhe Galatasarayt, si dhe për shumë vite atë të Kombëtares së Uruguait.
Ndeshja e fundit e karrierës së tij ishte finalja e Kupës Libertadores me fanellën e Estudiantes, ku skuadra argjentinase u mposht nga Palmeiras. Pavarësisht humbjes, Muslera e konsideroi këtë një mënyrë të veçantë për t’i dhënë fund karrierës, pikërisht me ekipin që e mirëpriti në këtë aventurë të fundit.
“Ky është fundi i karrierës sime. Nuk mund të kishte një skenar më të bukur se ky. Ta mbyllja në këtë fushë, me tifozët e Estudiantes dhe me njerëzit që më kanë mbështetur, është diçka e veçantë. Zemra ime është e lumtur, pavarësisht rezultatit”, u shpreh portieri uruguaian.
Kështu mbyllet një karrierë e gjatë dhe e suksesshme për Muslerën, i cili do të mbahet mend si një prej portierëve më të rëndësishëm të historisë së futbollit uruguaian.
and then