Ngjarja horror në Korçë/ Në gjendje tejet të rënduar, 40-vjeçarja transferohet në spitalin e psikiatrisë në Elbasan

Burri

Është transferuar ditën e sotme drejt spitalit psikiatrik të Elbasanit nëna 40-vjeçare nga Korça, e cila u zbulua se kishte futur foshnjën e pajetë në një valixhe pasi e kishte lindur në banesë, dhe e kishte fshehur më pas në një dollap në dhomën e gjumit.

Mësohet se gjendja e saj është tejet e rënduar dhe jashtë realitetit, ndërsa tashmë do të jetë stafi mjekësorë që do të kujdeset për të.

Ngjarja tronditëse u zbulua një ditë më parë, kur bashkëshorti i saj denoncoi në polici se kishte gjetur valixhen me foshnjën e pajetë brenda.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×