VIDEO/ Moment epik në Serinë A! Sfidat në të njëjtën orar, lojtarët ndjekin rivalët në kohë reale nga pankina me… celular

Salernitana edhe pse u mposht thellë në shtëpi ndaj Udinezes me rezultatin 0-4, mundi të mbijetojë për këtë sezon në Serinë A, sepse Kaljari barazoi pa gola 0-0 në transfertën e Venecias.

SAL

Vëmendjen e kësaj ndeshje e morën lojtarët që ishin rezervë të Salernitanës ku po ndiqnin rivalët e Kaljarit në kohë reale nga pankina me celular në minutën e 90′.

Një moment epik dhe gazmor ky ku këto pamje u bënë menjëherë virale në rrjet.

Skuadra nga Salerno e përfundoi Serinë A në vendin e 17-të në kuotën e 31 pikëve duke koleksionuar nga 38 ndeshje 7 fitore, 10 barazime dhe 21 humbje me një golavarazh 33-78.

Ndërsa skuadra nga Sardenja, e cila ra zyrtarisht në Serinë B, e mbylli Serinë A në vendin e 18-të me 30 pikë dhe duke koleksionuar nga 38 ndeshje, 6 fitore, 12 barazime dhe 20 humbje me një golavarazh 34-68.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×