
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se është dakord me Jorida Tabakun kur thotë se Bordi është komunist, por megjithatë shtoi se shteti nuk mund të kontrollojë çmimet me dhunë në një ekonomi tregu.
“Situata është kudo dramatike, nëse doni të bëni avazin tuaj vazhdoni, por mos thuaj zonja Tabaku që ne vëmë në tavan çmimin më të lartë, kur vjen puna për karburantet vihet një tavan mbi të cilin askush nuk mund të shkojë dhe ne jemi ekonomike tregu ku unë jam dakord me ju se kemi një Bord Komunist dhe kjo nuk duhet të ishte sepse është shumë jashtë normales”, tha Rama.
Gjithashtu Rama theksoi: “S’mund të hyjë shteti të kontrollojë çmimet me dhunë në një ekonomi tregu, por ai Bord për këtë fazë ka një meritë dhe ajo është që vendos një tavan mbi të cilin të tjerët nuk mund të shkojnë, pastaj llogaritë me laps dhe letër mund t’i bëjë cilido. Çmimi i naftës dihet pse është më i lartë se në rajon, ëndrra për çmime qeveria në një ekonomi tregu dhe në një kohë lufte mund të bëhen për politikë , por nuk kanë lidhje me realitetin. Situata është kudo dramatike, nëse doni të bëni avazin tuaj vazhdoni, por mos thuaj zonja Tabaku që ne vëmë në tavan çmimin më të lartë, kur vjen puna për karburantet vihet një tavan mbi të cilin askush nuk mund të shkojë dhe ne jemi ekonomike tregu ku unë jam dakord me ju se kemi një Bord Komunist dhe kjo nuk duhet të ishte sepse është shumë jashtë normales. S’mund të hyjë shteti të kontrollojë çmimet me dhunë në një ekonomi tregu, por ai Bord për këtë fazë ka një meritë dhe ajo është që vendos një tavan mbi të cilin të tjerët nuk mund të shkojnë, pastaj llogaritë me laps dhe letër mund t’i bëjë cilido. Çmimi i naftës dihet pse është më i lartë se në rajon, ëndrra për çmime qeveria në një ekonomi tregu dhe në një kohë lufte mund të bëhen për politikë , por nuk kanë lidhje me realitetin”.