
Debate të forta pas fjalës së deputetit të PD-së Edmond Spaho. Në fjalën e tij në Kuvend, Spaho ka folur në lidhje me çmimet e larta dhe atë se çfarë po bën qeveria për të përballuar krizën. Në fund ai bëri thirrje për protesta, duke akuzuar qeverinë dhe duke përdorur fjalën ‘bastardë’.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se Spaho duhet të kërkojë falje ose të largohet. Drejtuesja e seancës, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ndërpreu seancën deri në një vendim për Spahon.
“Kjo ka zgjidhje vetëm protestat. Nëse do të vijojmë këtu asgjë nuk do të ndryshojë. Nëse në vendet e tjera do bien çmimet pas gjashtë muajve kjo nuk do të ndodhë. Duhet të ngrihemi në protesta e ti rrëzojmë. Këto marrin vesh vetëm me këtë gjuhë.
Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë”, deklaroi Spaho.