“Rama i quajti Bordet komuniste, por të dobishme”, Sali Berisha: Koncepti i kësaj qeverie për taksën është ndëshkim. Ne jemi parti e taksave të ulëta

Berisha 1

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me intelektualë, ka folur edhe në lidhje me sistemin e taksave në vend.

Berisha ka premtuar se në momentin që do të rikthehet në pushtet, PD do të ulë taksat. Ndërsa mënyrën aktuale të taksimit e ka konsideruar si një mënyrë për të zhdukur shtresën e mesme.

“Koncepti i kësaj qeverie për taksën është ndëshkim dhe në kuptimin që siç e shprehu sot në parlament Rama, bordet janë komuniste por të dobishme. Kjo u tha sot para shqiptarëve në Kuvend. Bordet që gjobisin qytetarët dhe rrisin çmimet sipas interesit të oligarkëve janë të dobishëm. Të tatosh me 23 përqind profesionet e lira do të thotë të shkatërrosh biznesin e tyre dhe shtresën e mesme.

Kjo bën që të largohen edhe ata si mijëra mjekë e agronomë. Do të bëjmë gjithçka nëse kemi vota, do të ketë vetëm ulje. Jemi parti e taksave të ulëta. Kemi nisur që në 93. Kodi po të kesh votat shndërrimin në një kod tatimor të palëvizshëm do të ishte një arritje e madhe”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×