Vrasja e Xhuvanit/ “Zv.drejtorët mbërritën sot në gjykatë të pashoqëruar nga policia”, Klodiana Lala: Konstatoj standarde të dyfishta

Nushi Palla

Gazetarja Klodiana Lala shkruan në “Facebook” se dy ish.zv-drejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, të arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, kanë mbërritur sot në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë të pashoqëruar nga policia.

Gazetarja Lala thekson se në këtë ngjarje konstaton vetëm standarde të dyfishta.

“Albert Nushi dhe Nikollaq Palla dy ish zv drejtoret e policise se Elbasanit te dyshuar per shperdorim detyre e kallezim te rreme ne lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit me 21 prill 2021, 4 dite para zgjedhjeve parlamentare dolen kete te enjte para gjykates per tu njohur me masen e sigurise ‘arrest shtepie’. Te dy zyrtaret e larte iu drejtuan gjykates dhe mberriten aty te pashoqeruar nga policia, sic e parashikon procedura. Ne kete ngjarje vetem standarte te dyfishta konstatoj”, shkruan gazetarja Lala.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×