
Pas publikimit të tezës së provimi të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë nga BalkanWeb, një tjetër denoncim i këtij fenomeni është kryer nga deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Lefter Gështenja.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, deputeti Gështenja ka ironizuar sistemin arsimor në Shqipëri përmes sloganit që qeveria aktuale përdor “Ky është arsimi që kemi ose “arsimi që duam” sot në Shqipëri!”.
Nuk bëhet e ditur prej tij se nga cila shkollë kanë dalë tezat, por ajo çka arrihet të shihet qartë është fakti se teza, e cila qarkullon i përket variantit B.
Status i plotë:
“Sot nga ora 10 00 deri në 12 30 maturantët po japin provimin e letërsisë!
Edhe pse është totalisht e ndaluar para 1 ore ka dalë teza e provimit!
Ky është arsimi që kemi ose “arsimi që duam” sot në Shqipëri!”
Arena e Lajmit
and then