VIDEO/ Parakalimi i gabuar shkakton aksidentin në aksin Durrës-Kavajë, plagosen dy shoferët

Aksident

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin Durrës-Kavajë, ku raportohet për të plagosur. Ngjarja ndodhi pranë vendit të quajtur Zifti, rreth 3 km nga Shkëmbi i Kavajës.

Nga informacione paraprake mësohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i automjetit tip ‘Benz’, i cili është përplasur me një ‘Ford’ dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesit e të dy automjeteve.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e cila i ka ardhur në ndihmë menjëherë të aksidentuarve, duke i dërguar në spitalin e Durrësit ku janë nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×