Arrestimi i Kajmakut me 20 kg drogë, deputeti i PD: Pastroi lekët e pista me projekte publike në Shqipëri

Dash Sula

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar sot për arrestimin e ish kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku me 20 kg drogë në Itali.

Sipas Sulës, Kajmaku ka pastruar paratë e drogës me punët publike në Shqipëri.

Statusi i Sulës

Rilindja e korrupsionit dhe zyrtarëve të inkriminuar!

Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Vorës në Itali me 20 kg Kokainë tregon më së miri se kjo mazhorancë ka si ofertë të vetme, korrupsionin dhe kriminalitetin.

Në 2019 Partia Socialiste emëroi 60 drejtuesit lokal. Pa garë, pa asnjë rrezik për të humbur. Megjithëse s’kishte asnjë rival që ta bënte garën e vështirë, partia që ështe ne pushtet nuk hoqi dorë nga njerëzit problematik. Me të shkuar të zezë por edhe më keq nga personat që nuk kanë hequr kurrë dorë nga aktivitetet e paligjshme.

Agim Kajmaku pastronte në Shqipëri me projekte publike, paratë që fitonte nga aktiviteti paligjshëm.

Në Shqipëri Agim Kajmaku kishte membranën mbrojtëse të kryesocialistit, ndaj nuk i hyri asnjë gjëmb në këmbë. Vetëm se fitoi tendera. Por e verteta gjithmonë del sheshit dhe në këtë rast rradhën në ndihmë organet e shtetit fqinj. AGIM KAJMAKU arrestohet në Itali pasi kapet me 20 kg Kokainë.

Kjo është mazhoranca!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×