I bie shkëmbi në trup teksa priste dru me motorsharrë, pret gishtat një banor në Dukagjin, pritet helikopteri për ta transportuar në spital

Pyll

Një person ka marrë dëmtime të rënda në pyllin e malit të Shoshit, në Dukagjin.

Shtetasi është dëmtuar në mënyrë aksidentale nga një motorrsekë, ndërsa dyshohet se ka qenë duke prerë dru në pyllin e malit të Shoshit.

Siç raporton gazetari Senad Nikshiqi për “BalkanWeb”, i plagosur ka mbetur Napolin Berisha, i cili ka qenë me motorsharrë në dorë, kur i ka rënë shkëmbi në trup dhe për pasojë ka prerë gishtat.

Për shkak të dëmtimeve të rënda, pritet që të bëhet transportimi i tij me një helikopter drejt spitalit rajonal të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të thyer malore, ndaj transportimi i personit të plagosur mbetet i vështirë përmes tokës.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×