“Bashkitë janë në borxhe”/ Çupi: Djalli është në detaje, ligji për spitalet i vjetër! Rakacolli: E pavërtetë, hap rrugë të reja!

Rakacolli3

Deputetja Dhurata Çupi në Komisionin e Ligjeve tha se projektligji i ri ‘Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë’, nuk do të sjellë asgjë të re.

Dhurata Çupi: Djalli është në detaje, ju nuk e sillni ligjin kot, do të dalë më vonë përse po e bëni këtë. Ligji nuk është i ri, është i vjetër…Bashkitë sot janë në borxhe. Ju fusni termin e autonomisë, por a keni strategji të autonomisë? Shërbimi i urgjencës shtetërore, ka raste kur qytetarëve iu kërkohet spitali më i afërt, dhe spitali më i afërt qëllon të jetë spitali privat dhe ne e dimë që kur qëllon ky rast në shërbimin e urgjencës i matet koka me pe…A keni në strategji të mbani në vëmendje këtë çështje.

Rakacolli: Në këtë ligj ndryshe nga ai aktual, ka përkufizime të sakta për secilën kategori. Në ligjin e ri spitali ditor është institucion që ofron shërbimin e konsultës, sipas një plani shtrimi paraprak, pra kemi një risi. Sa për bashkitë ky ligj i hap rrugë. Ndërsa për urgjencën edhe në këtë ligj ofrohet falas dhe sot është shumë afër qytetarit, ka rritur që brenda 15 të jetë shërbimi, përveç shërbimeve të para që jepen në telefon nga profesionistë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×