“Rama mashtroi me shëndetësinë falas”, Tritan Shehu: Mjekën goditen sepse janë njerëzit më të lirë

E6248888 9ce3 4e9a Bbf5 71b84931f578

Deputeti demokrat Tritan Shehu në një tryezë diskutimi me kreun e PD, Sali Berisha dhe mjekët diskutuan për problematikat në sistemin shëndetësor.

Shehu deklaroi se sistemi shëndetësor është sistemi më i sofistikuar dhe kompleks që ka krijuar mendja e njeriut.

Ai theksoi se sistemi shëndetësor në Shqipëri është më pak i financuari në Europë. Shehu shtoi se qeveria e Ramës premtoi shëndetësi falas, por ajo është kokëposhtë.

“Fatkeqësisht sot ne të gjithë bashkë, ju të gjithë mjekët që jeni pranë qytetarit, sistemi ynë shëndetësor është larg parametrave dhe objektivave, larg elementëve për të cilët jemi mbledhur për të diskutuar.

Sistemi shëndetësor është me i nënfinancuari në Europë me 2.1 të GDP nga buxheti dhe 0.8 nga kontribute diskete kur mesatarja europiane është 9. Kjo qeveri aktuale premtoi shëndetësi falas, por është kokëposhtë”, tha Shehu.

Shehu theksoi se, shërbimi shëndetësor është i mbushur me korrupsion shtetëror ndërsa përmendi PPP-të korruptive.

“Më i centralizuar se ka qenë në kohën e sistemit komunist. Shembull është drafti i fundit në parlament, ligji për spitalet. Shërbimi shëndetësor është i mbushur me korrupsion shtetëror, mjafton të shohim PPP-të e famshme që kanë krijuar monopole private nacionale të financuara nga shteti, gërryese të sistemit tonë shëndetësor.

Dhe pastaj goditen mjekët, sepse mjekët janë njerëzit më të lirë, ndaj goditen me aq egërsi.

Goditen qytetarët, mjekët, goditen për dy arsye, e para për të maskuar realitetin korruptiv shtetëror dhe e dyta për të terrorizuar kolegët tanë”, tha Shehu.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×