“Duam ta bëjmë këtë në mënyrë ballkanike, pa burokraci të panevojshme”, Rama nga Kievi: Vendet e Ballkanit Perëndimor do të rindërtojnë banesat në Irpin

Irpin

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të rindërtojnë ndërtesat e banimit në Irpin, tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë shtypi të mërkurën në Kiev, sipas Agjencisë ukrainase të lajmeve Interfax.

“Ne e pamë Irpin, Borodianka me sytë tanë. Më vjen mirë që pranuat propozimin tonë për të bashkuar përpjekjet tona dhe për të ndërtuar një lagje ose shtëpi të ndara në Irpin nga vendet tona,” tha ai duke iu drejtuar Zelenskit.

“Ne duam ta bëjmë këtë në një mënyrë ballkanike, pa burokraci të panevojshme”, tha kryeministri i Shqipërisë.

Nga ana tjetër, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic tha se kishte rreth 10,000 refugjatë ukrainas në Mal të Zi, duke shtuar se vendi i tij ndjehej sikur “po priste njerëz vendas”.

“Ju keni miq. Na besoni, ne kemi pasur përvojë të ngjashme 30 vjet më parë. Ne e dimë se çfarë është lufta, agresioni dhe krimet e luftës,” Abazovic

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×