
Seanca plenare ka nisur me debate. Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj si përfaqësues i grupit deklaroi se maxhoranca nuk ka përfshirë në rendin e ditës kërkesat e PD. Ai tha se është depozituar kërkesa për ngritjen e komisionit për investimet strategjike.
“Edhe dje ju nuk e përfshitë në rend dite, besoj që kjo është shkelje së paku flagrante e rregullores. Këto ishin shkaqet për të cilat do duhet që ky Kuvend jo vetëm të mbrojë të drejtat e deputetëve por dhe të veprimtarisë normale të marrë masa për të rikuperuar situatën e rëndë të krijuar dje në konferencën e kryetarëve”.
Por nënkryetarja e Kuvendit, Felaj tha se kërkesa për mirëkuptim në konferencën e Kryetarëve nga mazhoranca ishte që opozita të jepte pëlqimin për kalendarin e punimeve për të parashikuar një seancë plenare të posaçme në 7 korrik në nder të përkujtimit të viktimave nga gjenocidi serb në Kosovë.
“Nëse mundemi të kemi mirëkuptim që kalendari të ketë dhe datën 7 korrik”- tha Felaj.
“Zonjë, ajo se çfarë u përpoqa t’ju shpjegoj është fakti që ju keni detyrimin e gjithë ky parlament të respektojnë rregulloren. Çdo kërkesë që përmbush ekstremitetet, të futet në rend dite e diskutohet janë elementet minimal për rregullshmërinë.
Kërkesat tona i plotësonin këto elementë. Nëse ka kërkesa të tjera, sipas rregullave të procedurës, për ne s’ka asnjë problem, ne kërkojmë zbatimin e ligjit njëlloj për të gjithë. Dje ajo kërkesë u paraqit në konferencë nuk na u shpërnda paraprakisht. Nëse ka kërkese për atë përmbajtje për atë datë depozituar është e mirëseardhur do e keni mbështetjen tonë në këtë pikë”, tha Alibeaj.
and then