
Maxhoranca duket se është tërhequr nga ideja e saj fillestare për të rrëzuar projekt rezolutën për genocidin serb në Kosovë.
Nënkryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj tha pak javë më parë në “Open” të Eni Vasilit në News 24 se shumica i konsideron dy draftet e Berishës dhe Alibeajt si një sjellje hipokrite që synon të bllokojë “Ballkanin e Hapur”.
“Është bërë si modë në fakt që të kërkohen mocione me debat dhe më pas të votohen pr.rezoluta të caktuara. Kjo sjellje është hipokrite. Në fund ajo nuk synon atë çfarë përshkruhet në ato dokumente, por ajo synon ti vijë ndesh një politike që është duke mbajtur maxhoranca, një politike që shkon në drejtim të identifikimit të rrugëve diplomatike që ofrojnë consensus për zgjidhjen e konfliktit më të fundit që ka ngelur nga shpërbërja e ish Jugosllavisë. Është konflikti mes Kosovës dhe Serbisë për faktin që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet”, u shpreh Felaj në 1 qershor.
Por gjatë ditës së sotme shumica duket se ka ndryshuar qëndrim.
Deputeti demokrat, Tritan Shehu tha se rezoluta për dënimin e genocidit serb duhet të ishte miratuar në 12 Qershor, ditën e çlirimit të Kosovës.
“Ju nuk keni shqyrtuar kërkesën tonë për mocion me debat dhe rezolutë për genocidin serb në Kosovë. Kujtojmë që qëllimi ishte që të diskutohej në 12 qershor, ditën e çlirimit të Kosovës. Ju me qëllim nuk e vendosët në këtë datë për të ulur rëndësinë e asaj që do bënte Parlamenti i Shqipërisë, apo edhe për arsye të tjera. Jeni në shkelje të rëndë të rregullores së Parlamentit. Ne presim ditën kur do diskutohet në Konferencën e Kryetarëve për të paraqitur opsionin tonë”, tha Shehu.
Ndërsa Ermonela Felaj, e cila drejtonte seacën e sotme, u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë
Felaj: Është diskutuar në konferencën e kryetarëve dhe është hapur një diskutim i cili nuk është mbyllur ende që synon të bëjë bashkë të gjithë grupet parlamentare në Kuvend dhe jo vetëm. Nuk ka asnjë dyshim që Kuvendi i Shqipërisë nuk ka qenë dhe nuk ka për të qenë kurrë i ndarë sa i takon dënimit të genocidit serb qoftë në Kosovë, qoftë në Srebrenicë.