
Skuadra Lëvizëse e Pesaros në Itali ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve shqiptarë, pak më shumë se 20 vjeç, të cilët janë ndaluar në flagrancë teksa ishin duke i shitur kokainë, klientëve të tyre.
Hetuesit prej disa ditësh kishin vënë re një makinë “Fiat Panda”, e cila më pas rezultoi se ishte marrë me qira në Rimini, me të cilën dy djemtë lëviznin në zonat përreth, duke u ndalur aty vetëm për disa dhjetëra minuta dhe më pas duke u kthyer në provincën e Romagnas.
Këto lëvizje, së bashku me faktin se u panë të takoheshin me një person, të njohur nga agjentët si narkoman, nxitën dyshimin se udhëtimet e të dyve mund të kishin qenë për qëllim tregtimin e drogës.
Pasditen e 7 korrikut, e njëjta makinë u kap sërish në Pesaro dhe u ndoq nga policët. Nga kontrolli i mëpasshëm i kryer ndaj shqiptarëve të sipërpërmendur brenda mjetit, u bë e mundur gjetja brenda një kavanozi të çamçakëzëve, e rreth 30 gramëve kokainë, e mbuluar me kujdes me një shtresë orizi për të thithur lagështinë dhe për të ruajtur cilësinë e produktit”.
Një dozë tjetër u gjet në këpucën e veshur nga njëri prej të dyve. Në fund u sekuestrua materiali për paketimin e dozave dhe shuma e parave prej 120 euro, e cilësuar si të ardhura nga aktiviteti kriminal.
Njëri nga dy shqiptarët ishte arrestuar në tre rrethana të tjera të mëparshme, për të njëjtat krime, të gjitha të kryera në provincën e Riminit. I njëjti, i kryer mëngjesin e 8 korrikut para gjyqtarit të Gjykatës së Pesaros, u dënua, me një vit e 4 muaj burg dhe 2000 euro gjobë, me përfitimin e pezullimit të dënimit me burg.