Trafikonin marijuanë nga Tarragona, goditet mafia shqiptare, policia spanjolle arreston 14 persona

Policia

Të paktën 14 persona kanë rënë në pranga pas një operacioni të kryer nga policia spanjolle, kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Mediat e huaja shkruajnë se autoritetet spanjolle kanë goditur mafien shqiptare që trafikonte marijuanë nga Tarragona.

Aksioni policor është kryer në zonën e Camp de Tarragona, ndërsa janë kryer edhe kontrolle në ndërtesa industriale si edhe disa banesa po në këtë zonë.

Sakaq arrestimet janë bërë nga Divizioni i Hetimit Kriminal (DIC), ndërsa bëhet me dije se të arrestuarit i përkasin moshës 20 deri në 51-vjeç.

Hetimi i këtij operacioni mësohet se ka nisur në vitin 2021, pas informacioneve të marra në komisariatin e Salou për një grup personash që kultivonin dhe shpërndanin sasi të mëdha marijuane, raporton BalkanWeb.

Mediat e huaja shkruajnë se nga hetimi u konstatua se drejtuesit e grupit përdonin bashkatdhetarë shqiptarë për të monitoruara plantacionet apo zonat me lëndë narkotike.

Plantacionet që u regjistruan ndodheshin në komunat Tarragona, Querol, Vic, l’Ametlla de Mar, Vandellòs i l’Hospitalet de l’Infant dhe Mont-roig del Camp .

Në total janë mbi 2600 bimë marihuanë në faza të ndryshme të rritjes dhe 54 kilogramë sytha të përgatitur për shpërndarje , si dhe 21 mijë euro cash dhe një numër i madh aparatesh që përdoren për kultivimin intensiv të drogës.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×