“Ne i dhamë maksimumin me të gjithë motorët ndezur, ai…”, ja çmendon Grida Duma për një rikthim të Bashës në krye të PD

4545454545454545

Në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa ishte e ftuar deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e cila u pyet lidhur me një rikthimi të mundshëm të Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Duma tha se e mendon si të pamundur dhe të pavlerë, pasi sipas saj ish-kreu i selisë blu dëshmoi se me mbështetjen e të gjithëve nuk ia doli mbanë.

“Ka aspo s’ka shance është një gjë as e parathënë dhe as nuk dua të jem kaq në mungesë etike që të parashikoj fatin e një politikani. Që nuk duhet dhe që është provë që nuk vlen më është mendimi im. Pati mbështetjen e të gjithëve, mbështetjen e ambasadës amerikane dhe logon e PD-së por nuk ja doli. Të gjithë kanë dhënë maksimumin por ai nuk ia doli. Ne i kemi dhënë maksimumin me të gjithë motorët ndezur dhe nuk u arrit kjo. Vjen një pikë kur kaq është tavani i kësaj gjëje dhe pikë”, u shpreh Duma.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×