Me rastin e fitimit të kampionatit shqiptar në maj 2022, Tirana nuk do të vendoset në vazon e favoriteve raundin e parë kualifikues të Champions League 2022-2023.

Tirana e ka për detyrë të kualifikohet në turin e dytë të Champions-it. Këtë e thonë statistikat. Kështu, nga gjashtë herë që ka marrë pjesë në Champions League prej vitit 2004, Tirana është kualifikuar në turin e dytë katër herë. Me këtë logjikë, bardheblutë e kanë detyrim të kalojnë më tej.
Një kualifikim më shumë i bie që Tirana të marrë edhe më shumë para. Gjithsesi, duke u kthyer te shorti, Tirana ka eliminuar Tbilisin dy herë në turin e parë, Gomelin, Nova Goricën, ndërsa janë eliminuar nga Graci, Ferencvaroshi, CSKA e Sofjes apo Crvena Zvezda. Në takimin e fundit në Champions League, Tirana ka shkëlqyer kundër serbëve të Crvenës.
KUNDËRSHTARËT E TIRANËS
KARABAH AGDAM (AZERBAJXHAN)
MALMOE FF (SUEDI)
LUDOGORETS RAZGRAD (BULLGARI)
SHERIF TIRASPOL (MOLDAVI)
CFR CLUJ (RUMANI)
FK BODO/GLIMT (NORVEGJI)
FERENCVAROSH (HUNGARI)
NK MARIBOR (SLOVENI)
SLLOVAN BRATISLAVA (SLLOVAKI)
HJK HELSINKI (FINLANDË)
NEW SAINTS FC (UELLS)
DUDELANZH (LUKSEMBURG)
LINKOLN RED IMPS (GJIBRALTAR)
SHAMROK ROVERS (IRLANDË)
Arena e Lajmit
Loading…
and then