“Më jep lejen e qarkullimit – ke një diçka në mes shefi”/ Katër shoferë korruptojnë ‘Rrugoren’, 33-vjeçari me mjetin luksoz arrestohet (VIDEO)

Hthtr

Policia e Tiranës në vijim të kontrolleve të dedikuara për ruajtjen e paramatervae të sigurisë në qarkullimin rrugor ka konstatuar katër shkelje nga drejtues mjetesh, të cilët kanë tentuar të shpëtojnë nga ndëshkimi ligjor nëpërmjet mitëdhënies.

Njëri prej tyre, 33-ari me iniciale A.F. madje ka përfunduar pas hekurave pas tentativës për të korruptuar uniformat Blu.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia Rrugore e Tiranës/Vijojnë kontrollet e dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

Gjatë kontrolleve parandaluese është vënë në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë ndaluar në rrugën “Kastriotët”, automjetin me drejtues shtetasin A. F., 33 vjeç, i cili po përdorte celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Gjatë verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi, kryer në bashkepunim dhe “Pjesemarrja në grup kriminal me qëllim mashtrimin e pastrimin e parave”.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i përkohshëm i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. F.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve parandaluese janë goditur edhe 3 raste të tjera të tentativës për mitëdhënie, nga drejtuesit e automjeteve, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e konstatuara.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar, në vende të ndryshme, automjetet me drejtues shtetasit K. G. dhe L. H.,  dhe E. G., të cilët, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma parash.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×