
Zjarr në kodrat e Vajkanit në Fier. Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë.
Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se zjarri po shtrihet në një territor të gjerë, ndërsa rrezikohen të digjen ullishte dhe pemë frutore.
Flakët janë në një zonë ku ka e dhe banesa ndërsa pranë është edhe kisha e Vajkanit. Në terren kanë zbritur të gjitha mjetet dhe efektivët e repartit zjarrfikës të Fierit.
Arena e Lajmit
and then