
Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për kultivim droge.
Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit Paulin Zefi dhe Andi Doçi, të cilët janë arrestuar në operacione të ndryshme.
NJOFTIMI I POLICISE
Goditet dhe një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Asgjësohen bimët e dyshuara narkotike, sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë vijuar kontrollet e territorit.
Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në Balldre. Për këtë rast është arrestuar në flagrancë shtetasi P. Z., 55 vjeç, banues në Balldre, pasi dyshohet se ka kultivuar në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, bimë të dyshuara narkotike, të cilat janë asgjësuar me anë të djegies.
Gjithashtu, në vijim të kontrolleve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A. D., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, në Shëngjin, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
and then