“Do të jemi sërish bashkë!” John Travolta reagon zemërthyer pas ndarjes nga jeta të Olivia Newton-John

screenshot-2022-08-08-224439

John Travolta ka reaguar zemërthyer pas ndarjes nga jeta të mikeshës së tij të përjetshme dhe ish-koleges Olivia Newton-John, e cila humbi jetën ditën e sotme në moshën 73-vjeçare.

E dashura ime Olivia, ti e bëre jetën tonë shumë më të mirë. Ndikimi yt ishte i pabesueshëm. Të dua shumë,” shkroi ai në mbishkrimin e një postimi prekës në Instagram, të shoqëruar me një foto kur Newton-John ishte e re. “Do të shoh në rrugë dhe do të jemi sërish bashkë. I yti që në momentin e parë që të pashë dhe përgjithmonë! Danny yt, John yt!” 

 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

 

A post shared by John Travolta (@johntravolta)

Aktorët luajtën së bashku me njëri-tjetrin në “Grease”. Travolta, 68 vjeç, luajti Danny Zuko në filmin ikonik të vitit 1978, ndërsa Newton-John luajti Sandy Olsson. Dyshja qëndruan të afërt për dekada me radhë pasi punuan së bashku për muzikalin.

Travolta shpesh takohej me Newton-John. Ai foli për marrëdhënien e tyre – dhe ndau një përditësim shpresëdhënës për shëndetin e saj- gjatë një interviste të vitit 2019 me ‘Us Weekly’. “Ne ishim bashkë jo shumë kohë më parë, rreth tre muaj më parë, dhe i dërgonim mesazhe njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës,” tha ai në premierën e filmit të tij “The Fanatic”. “Nëse shkoj ta shoh personalisht, zakonisht hamë darkë dhe takohemi. Dhe së fundmi ne kemi folur për përpjekjen për të bërë diçka së bashku.”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×