Në një lidhje me shoqen e ish-të dashurave, The Weeknd fotografohet si rrallëherë me partneren e tij

the-weeknd-simi-khadra-3

The Weeknd u pa duke dalë nga një restorant xhamajkan me të dashurën e përfolur Simi Khadra në Miami gjatë fundjavës. Krijuesi i shumë hiteve kishte veshur një bluzë të zezë, pantallona të shkurtra të zeza dhe një palë shapka Yeezy.

Kurse 29-vjeçarja kishte veshur një fustan të shkurtër me figura shumëngjyrëshe dhe atlete të zeza. Kjo është një nga daljet shumë të rralla të çiftit bashkë.

Influencuesja prej muajsh përflitet për një lidhje me artistin teksa ka qenë mikeshë me disa prej ish-eve të tij si  Selena Gomez dhe Bella Hadid. Në fillim të këtij viti të dy u panë duke u puthur teksa festonin ditëlindjen e kantautorit në Las Vegas.

The Weeknd, emri i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye, ka qenë i lidhur me Simin prej disa kohësh. Thashethemet filluan të qarkullojnë se të dy ishin bashkë në prill 2021, dhe dyshja i hodhën benzinë zjarrit kur u panë duke u larguar së bashku nga një hotel në shkurt këtë vit.

Këngëtari i hitit ”Blinding Lights” në fillim të 2021 u tha se kishte nisur një romancë me aktoren Angelina Jolie. Ata u panë disa herë bashkë në dalje të ndryshme publike teksa The Weeknd publikoi një këngë ku fliste për një romancë me një “yll filmi” më 7 janar.

“Ai ka fituar një miqësi të madhe me Angie dhe ka takuar fëmijët e saj, dhe kanë tentuar për një lidhje dashurie pasi kanë qenë në një marrëdhënie miqësore dhe vetëm biznesi. Do të ishte shumë e papërshtatshme të thuash dyshja janë çift, pasi Angelina është më shumë e përqëndruar te familja e saj tani.”-thanë burimet asokohe.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×