Brenda 25-vjetorit të Kylie Jenner, që nuk i ngjan aspak festës së një miliardereje

Screenshot-2022-08-10-232630-2

Party, alokool, të ftuar, fishekzjarre! Jo. Ditëlindja e Kylie Jenner këtë vit është shumë larg këtyre dhe nuk i ngjan aspak festave të miliarderëve. Përkundrazi, 25-vjetorin ajo e nisi me një vakt të qetë në mëngjes e rrethuar nga familja e saj.


LEXO EDHE: Miliarderja më e re në histori bën sot 25 vjeç- Një kthim pas në momentet më të rëndësishme në jetën e Kylie Jenner


“Është ditëlindja ime,” shkroi ylli”Keeping Up with the Kardashians” në një video në TikTok, ku shfaqen motrat e saj Kim Kardashian dhe Kendall Jenner, si dhe vajza e saj 4-vjeçare, Stormi. Kylie gjithashtu ftoi disa miq në mëngjes, teksa tregoi tryezën me ëmbëlsira dhe fruta.

Teksa motrat e saj kishin veshur rroba sportive, vajza e ditëlindjes kishte veshur një fustan rozë të ngushtë. Ato ishin të gjitha pa grimë dhe shumë natyrale.

Brenda pak orësh videoja ka marrë mbi 2.5 milionë likes, 8 milionë views dhe 32 mijë komente.

 

@kyliejennerits my birthdayyyyyy 💕🦋🦋

♬ original sound – Kylie Jenner

Kim e uroi Kylie-t për ditëlindjen përmes Instagram-it, duke thënë: “Çdo vit më mahnit se sa e mençur, protektive ndaj të dashurve të tu dhe sa bujare është zemra jote. Je kaq e veçantë dhe një në një milion. Fal kaq shumë dashuri dhe lumturi, saqë unë lutem t’i kesh ato përgjithmonë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

Nga ana e saj, Kendall ndau foto në Instagram Stories, me mbishkrime me emoji zemre. Kris Jenner, megjithatë, shkroi një deklaratë të gjatë në rrjetet sociale për vajzën e saj më të vogël. “Ti je përtej një ëndrre të realizuar dhe je vajza, mamaja, motra, halla, shoqja më e mirë dhe shumë e mençur përtej viteve të tua!” 66-vjeçarja shtoi: “Ti je e sjellshme, bujare pa masë, e zgjuar, e dhembshur, e fortë, krijuese, ebukur brenda dhe jashtë dhe një forcë e natyrës!!!! Më pëlqen të të shikoj me fëmijët e tu”, vazhdoi Kris, duke iu referuar Stormit dhe djalit 6-muajsh, emrin e të cilit ajo dhe Travis Scott ende nuk e kanë zbuluar. “Ti je mamaja më e mrekullueshme dhe unë jam shumë krenare për arritjet e tua. Ti je dhe do të jesh gjithmonë vajza ime dhe unë jam shumë krenare për ty!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kris Jenner (@krisjenner)

Kourtney Kardashian nuk ka bërë ende një urim, por Khloé Kardashian e quajti motrën e saj “të sjellshëm, por të keqe” me humor në postimin e saj.

“Të shohësh pasionin dhe protektivitetin tënd ndaj rrethit tënd të brendshëm është frymëzuese dhe e admirueshme”, shkroi në Instagram 38 vjeçarja. “Dëshira ime për ty është që të ndihesh ashtu siç bën të gjithë të tjerët të ndihen rreth teje!!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Khloé Kardashian (@khloekardashian)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×