
Britney Spears nuk është shumë e lumtur me sjelljen e dy djemve të saj adoleshentë, për të cilët deklaroi se kanë treguar urrejtje në sjelljen e tyre gjatë vizitave në shtëpinë e saj.
“E di që adoleshentët janë thjesht të vështirë për t’u përballur me… por forca”, shkroi fituesja e ‘Grammy’, 40 vjeç, në një postim të gjatë në Instagram për djemtë Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç.
“Disa janë të vrazhdë, pastaj disa tregojnë urrejtje,” vazhdoi ajo. “Ata më vizitonin, hynin në derë, shkonin direkt në dhomën e tyre dhe mbyllnin derën !!! Dhe them me vete pse më vizitojnë nëse ata as nuk më takojnë!!!”
Këngëtarja e “Toxic” theksoi se nuk kishte folur më parë për incidentet në mënyrë që të mos etiketohej si “sherrxhie”. Spears u tha ndjekësve të saj se ndërsa ajo duhet të kalonte dy ditë në javë me djemtë e saj – ose tre kur ata ia kërkonin- ndonjëherë ata qëndronin vetëm një ditë.
Ylli i “Crossroads” vazhdoi t’i quajti vitet e adoleshencës një periudhë “të çuditshme”, duke shpjeguar, “Unë nuk e di se çfarë po ndodh në kokën e tyre!!! …Gjithmonë kam provuar dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ata ndaluan së ardhuri këtu !!! Doja që ata të më donin aq shumë sa mund ta kem tepruar !!!”
Ndonëse tha se e pranoi kërkesën e Preston dhe Jayden për ta vizituar “më pak”, ajo e konsideroi kërkesën e tyre “shumë të ashpër”. Këngëtarja e “Stronger” pohoi: “Nuk i kam parë prej kohësh!!! … Ishte shumë mirë që të mos pyesja se në cilën ditë do të vijnë djemtë këtë javë dhe më bëri të pres 2 ose 3 ditë për një përgjigje !!!”
View this post on Instagram
Statusi në rrjetet sociale i Spears erdhi katër ditë pasi ish-bashkëshorti i saj Kevin Federline tha në një intervistë për ‘ITV’ se fëmijët e tyre kanë zgjedhur të mos e shohin atë për disa muaj dhe gjithashtu kanë zgjedhur të mos marrin pjesë në dasmën e saj në qershor me Sam Asghari. “Djemtë kanë vendosur se nuk do ta takojnë”, zbuloi Kevin. “Ka disa muaj që e kanë parë. Ata morën vendimin që të mos shkonin në dasmën e saj. E gjithë kjo gjë ka qenë e vështirë për t’u parë, më e vështirë për t’u jetuar, më e vështirë për të parë se si djemtë e mi e përjetojnë këtë. Ka qenë e vështirë. Është gjëja më sfiduese që më është dashur të bëj ndonjëherë në jetën time.”