Plagoset rëndë një 29-vjeçar në Gjirokastër, policia në kërkim të autorit, detajet e para

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 29-vjeçaru në Gjirokastër. Gazetarja Brikena Meta raportoi për “BalkanWeb” se i plagosur ka mbetur shtetasi Lorenc Dida, 29 vjeç nga Gjirokastra.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë në afërsi të shkollës së Mesme Pedagogjike në Gjirokastër. Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se i riu është sulmuar nga një person. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën dhe nuk ka mundur të dëshmojë për ngjarjen e ndodhur.

I riu është plagosur në krahë dhe këmbë. Policia ndodhet momentalisht në vendngjarje dhe po heton ngjarjen.

Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasi P. K., ka goditur me sende të forta shtetasin L. D., i cili u transportua për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit P. K. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×