
Gazetari, shkrimtari dhe prezantuesi i njohur italian Piero Angela është nadarë nga jeta në moshën 93-vjeçare.
Lajmi është bëri i ditur nga djali i tij Alberto, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Udhë të mbarë babi”- shkruan ai në postimin e ndarë në Twitter.
Buon viaggio papà. pic.twitter.com/Rsu1CXXYV2
— Alberto Angela (@albertoangela) August 13, 2022
Angela, i lindur në Torino në vitin 1928, ishte një shkrimtar, gazetar dhe prezantues televiziv italian.
Ai e kishte nisur karrierën e tij gazetareske në Rai si reporter radiofonik, duke u bërë më vonë korrespondent dhe prezantues i lajmeve. Popullariteti i tij i madh lidhet me programet e tij të transmetimit të modeluar sipas dokumentarëve të BBC-së dhe David Attenborough, me të cilët është krahasuar shpesh, si dhe për gazetarinë e tij shkencore të botuar në botime të shumta.
Me programet e tij të përhapjes shkencore, nga Quark në Superquark – ndër më të rëndësishmit – ai themeloi një traditë solide dokumentare për televizionin italian, fillimisht duke treguar shkencën me një gjuhë komunikuese dhe inovative.
Ai ka marrë çmime të shumta jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj (në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni) dhe në Paris ka marrë çmimin prestigjioz ndërkombëtar ‘Unesco Kalinga’ për përhapjen shkencore.
Piero Angela ka realizuar mbi 60 dokumentarë dhe qindra episode televizive. Ai fitoi 7 “Telegatto” dhe 8 herë çmimin kombëtar të gazetarisë. Ai punoi deri në ditët e fundit të jetës së tij, e shkroi 33 libra gjatë viteve, të cilët shitën mbi 3 milionë kopje.