Nesër në “Wembley” do të luajë ndeshjen e fundit me kombëtaren. Të fundit me Juven e ka luajtur, por Torinon e quan shtëpi të cilën ia besoi Bonuçit. Këto, por edhe shumë të tjera, temat e konsumuara nga Xhorxho Kielini në intervistën e dhënë për “La Gazzetta dello Sport”.
Çfarë do t’ju mungojë më së shumti nga futbolli?
Dhomat e zhveshjes. I ri apo i vjetër, ka qenë një ambient që e kam shijuar gjithmonë. Shokët më japin energjitë pavarësisht se për arsye moshe jetët tona janë të ndryshme.
Ndërkohë, Bonuçi do të trashëgojë shiritin e kapitenit te Juvja dhe në kombëtare…
Leo po përjeton të njëjtën situatë që unë e kalova kur u largua Bufoni. Në këto raste ndien gëzim sepse ke arritur një tjetër objektiv, por ndërkohë je i mërzitur pasi humbet një pikë referimi. Unë, Bufoni, Bonuçi e Barxalji kemi qenë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, por ana më pozitive e secilit ka qenë që vlerësonte pikërisht defektet e shokëve.
Një katërshe fantastike që i solli dobi Juves apo jo?
U treguam të zotë duke plotësuar boshllëqet e njëri-tjetrit. Kemi përfituar shumë duke pasur miqësi edhe jashtë fushe. Me siguri që kur mungonte njëri prej nesh ishimdisi më të dobët.
Cili është sulmuesi me të cilin keni vuajtur më tepër?
Suarezi më çmendte, por duelet me të kanë qenë kënaqësi. E kuptova çfarë cilësish kishte që kur u përballa për herë të parë në 2010-ën e ai ishte ende tek Ajaksi.
Po shoku që ju ka habitur mëshumë?
Kam dashuruar gjithmonëKasanon. Çfarë talenti që kishte, por i mungonte durimi. Gjithmonëe kam pëlqyer, madje edhe kur etepronte.
Çfarë do të bëjë tani Kielini?
Juvja më ka dhënë dhe i kamdhënë shumë, por do të preferojanjë përvojë me më pak presion. Te jesh drejtues në ditët e sotmekërkon shumë punë e duhet të jeshi përgatitur. Torino është shtëpi për mua dhe familjen, ndaj me siguri që një ditë do të rikthehem për tëjetuar aty.
Po kombëtarja?
Shkoi pa dyshim më mirë sesa mundta imagjinoja. Kur je fëmijë ëndërron të luash për kombëtaren. Zhvillova më shumë se 100 ndeshjenë 18 vjet dhe ngritja e një kupetë rëndësishme si ajo që fitovavitin e kaluar ishte qershia mbi tortë. Shpresoj që të më kujtojnësi një person të mirë që kamishëruar vlera të caktuara.
Arena e Lajmit

Loading…