Vllaznia-Laçi i ishte besuar Juxhin Xhajës, i cili bëri një gjykim të mirë. Momentet e dyshimta nuk mund të mungonin, në një kohë që sistemi VAR i dha të drejtë kryesorit.
Në minutën e 9-të: Hakaj harkon në zonë dhe Da Silva në përpjekje për të kontrolluar topin, rrëzohet pas duelit me Zikon. Arbitri vazhdon lojën, duke mos akorduar penallti për Vllazninë. Kryesori pret VAR-in, por vendimi nuk ndryshon. Dyshimet mbeten, pasi Da Silva ka prekur topin i pari dhe mund të jepej 11-metërsh.
Sa u përket pretendimeve të Laçit me Shehun për penallti në minutën e 109-të, arbitri veproi drejt, duke vazhduar lojën. Pamjet filmike tregojnë se Krymi nuk e ka penguar lojtarin e kurbinasve.
Ndërsa në minutat 106 dhe 108 kemi dy goditje me takë të Aralicës në pjesën e kokës dhe fytyrës në duelet ndaj Roganoviçit dhe Velkoskit. Vetëm një i verdhë për sulmuesin e Vllaznisë, që në fakt meritonte të kuqin.
Arena e Lajmit

Loading…