Milan Shkriniar, edhe pse në grumbullim me kombëtaren sllovake, e ka mendjen ende tek Interi, të cilit vazhdon t’i bëjë premtime besnikërie, në një kohë kur nuk janë të paktë zërat që qarkullojnë rreth së ardhshmes së tij.
Pasi mohoi largimin te Totenhemi, 27-vjeçari tregoi edhe qëllimet e tij. “Unë dua të bëhem legjendë e Interit”, ka thënë mbrojtësi duke vazhduar:
“Dua të bëj diçka të ngjashme me atë që ka bërë Hamshik te Napoli. Jemi kthyer të bëjmë mirë në Europë dhe kjo na ka dhënë një shtysë të madhe.
Të gjithë na quajtën të vdekur pas largimeve të verës së kaluar, pastaj erdhi Inzagi që i dha skuadrës qëndrueshmëri dhe identitet.
Kemi treguar që jemi ndër më të mirët në Itali dhe Europë, pasi sezoni ka qenë në tërësi pozitiv.
Kemi mposhtur Liverpulin dhe jemi përballur me Real Madridin në grupe, ishin dy finalistet e Champions-it dhe ndaj tyre treguam që mund të luanim si të barabartë me cilindo”, përfundoi Shkriniar.
Arena e Lajmit

Loading…