Kastrioti ka marrë pushimet prej gjashtë ditësh, por pavarësisht kësaj, ka pasur nga ata lojtarë, që ndonëse jo zyrtarisht, kanë shfaqur sinjale largimi.
I pari ishte sulmuesi Kaina Nunesh, të cilit i ka përfunduar huazimi me krutanët.
Vetë braziliani pak ditë më parë postoi një status falënderimi për lojtarët dhe stafin e krutanëve, që i dha mundësinë në pjesën e dytë të sezonit të shfaqte më të mirën e tij.
Kaina është në pronësi të Vllaznisë, por nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi të transferohet në një kampionat tjetër.
Krahas tij, edhe irakiani Jusuf Zetuna ka dhënë sinjale largimi nga skuadra gjatë ditëve të fundit.
Por, dyshes së lartpërmendur i është shtuar edhe mesfushori Henri Okebugu.
Nigeriani ka thënë se është i kënaqur për mbylljen e sezonit aktual dhe i gatshëm për aventura të reja në karrierën etij, duke lënë të kuptohet se po kërkon një tjetër skuadër.
Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare, mirëpo në ditët në vijim pritet tëketë lëvizje konkrete, qoftë për lojtarët, por edhe për stafin teknik, i cili pritet të rikonfirmohet shumë shpejt.
Trajneri Emiliano Çelapati një kontribut të jashtëzakonshëm në skuadër, duke bërë njëndryshim të madh nga janari e tutje. Çela dhe drejtuesit e klubit do të ulen në vijim për të bërë planet për sezonin e ardhshëm, që sipas të gjitha gjasave do të nisë në javën e dytë të gushtit.
Aktualisht lojtarët nuk kanë marrë ende një njoftim se kur do të rikthehen në stërvitje, në një kohë që disave prej tyre u ka skaduar marrëveshja me klubin.
– Arena e Lajmit

Loading…