Samiti i muxhahedinëve në Manëz, paralajmërimi i Ambasadës së SHBA: Jemi në dijeni të një kërcënimi nga Irani, ja veprimet për t’u mbrojtur

A466c61e B448 4a1c 9439 66012faeba07

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar me anë të një njoftimi në faqen e saj zyrtare lidhur me samitin që do të zhvillohet më datë 23 dhe 24 korrik në kampin e muxhahedinëve iranianë (MEK) në Manëz të Durrësit.

Ambasada bën me dije se lidhur me ngjarjen “qeveria e SHBA është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do të mbahet pranë Durrësit, Shqipëri në 23-24 korrik 2022”.

Më tej në njoftim ambasada njofton qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri për veprimet që duhet të ndërmarrin për t’u ruajtur nga një sulm i mundshëm.

Qytetarëve të SHBA-së u kërkohet të shmangin këtë ngjarje:

Gjithashtu ambasada vë në dispozicion numra telefoni dhe adresat e saj në mediat sociale për të gjithë ata qytetarë që do të kenë nevojë për ndihmë nëse kërcënim zë vend.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×