Juventusi ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm, ku në ditët e fundit emrat më të përfolur kanë qenë ata të Anhel Di Marias dhe Pol Pogba. “Zonja” duket se nuk do të ndalet këtu teksa ka vendosur në shënjestër mesfushorin e Udinezes Nahuel Molina.

Sipas “Tuttomercato.web”, 24-vjeçari është vendosur në radarin e bardhezinjve falë paraqitjeve shumë të mira që kreu me Udinezen në sezonin e shkuar të Serisë A, me klubin që e vlerëson kartonin e tij rreth 30 milionë euro.
Konkurrenca për futbollistin nuk mungon pasi dhe Atletiko e Simeones e ndjek prej kohësh si një objektiv të mundshëm për të përforcuar skuadrën.
Mbetet për t’u parë nëse futbollisti do të zgjedhë qëndrimin në Serinë A apo do të preferojë transferimin në La Liga si hapin e radhës në karrierë.
Arena e Lajmit
Loading…
and then