
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar dy përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës në Lojërat Mesdhetare që morën medalje ari.
Meta uron kampionin Zelimkhan Abakarov dhe xhudisten Distria Krasniqi, duke e cilësuar të merituar suksesin e tyre.
“Shqipëria dhe Kosova me Medalje Ari në Lojërat Mesdhetare! 🥇🇦🇱❤️🇽🇰
Urime mundësit tonë kampion Zelimkhan Abakarov dhe xhudistes Distria Krasniqi për suksesin e merituar! 👏”, shkruan Meta.