
Kalojmë te një tjetër zonjë që duket se e ka kuptuar fuqinë e së bardhës këtë sezon. Flasim për Monika Kryemadhin që përgjatë gjithë sesionit Parlamentar ka treguar shumë stil në veshjet e saj. Këtë herë ajo ka ardhur më e relaksuar në veshjen e saj, duke preferuar material dhe model komod.
E veshur e gjitha me të bardha, Kryemadhi është shfaqur në oborrin e Parlamentit me një veshje që mund ta kemi të gjithë në të përditshmen tonë. Thyerjen e së bardhës, ajo e kishte bërë me çantën e zezë, që e kishte vendosur anash, si për të mos e penguar në të gjitha detyrat e saj parlamentare.
Për një zonjë kaq chic dhe formale sa Kryemadhi, kur e shohim kaq casual, duhet thënë se habia nuk është e vogël.