Alibeaj kujton eksodin e shqiptarëve: Më 2 korrik 1990 u godit rëndë regjimi, sot duhet të rrëzojmë së bashku mure të reja

21fa6b99 03e6 4dc1 9ad3 4a63df1ed318

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, kujton eksodin e madh të shqiptarëve, që nisi më 2 korrik të vitit 1990.

Në një postim në “Facebook”, shoqëruar me foto nga largimi i shqiptarëve, Alibeaj shkruan se “2 korriku nuk ishte vetëm largimi drejt ëndrrës por ishte dhe goditja më e rëndë që mori regjimi komunist”.

Postimi i plotë:

Me 2 korrik 1990 djem dhe vajza kurajozë, thyen barrierën e fundit të diktaturës komuniste. Kështu i dhanë shpresë shqiptarëve se e ardhmja ishte matanë atij muri hermetik. 2 korriku nuk ishte vetëm largimi drejt ëndrrës por ishte dhe goditja më e rëndë që mori regjimi komunist.
Shqiptarët kishin dhe kanë një ëndërr: Shqipërinë si Europa!

Një ëndërr që sot, 32 vite pas rënies së atij muri, mbetet e parealizuar plotësisht. Sepse dhe pas 32 vitesh jemi në betejë me të keqen, me atavizmat e së shkuarës që kanë ngritur muret e reja që po i mbajnë shqiptarët ende larg perëndimit.

Ndaj sot, të gjithë sëbashku, duhet të shohim dritën e shpresës dhe të pëpiqemi të rrëzojmë muret e reja. E bashkë me to dhe mbeturinat e mureve të vjetra. Për realizuar ëndrrën e përbashkët të shqiptarëve. Shqipërinë si Europa!

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×