Pas Palasë-Dhërmi përfundon një tjetër aks rrugor, ministrja Balluku: Javën e ardhshme hapim edhe rrethrrotullimin e TEG

Teg 696x388

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me përfaqësuesit e ARRSH ka inspektuar nga afër segmentin më të ri rrugor Palasë-Dhërmi, i cili është tashmë i aksesueshëm për qytetarët dhe qarkullimi i automjeteve mund të bëhet normalisht.

Pikërisht nga ky aks rrugor, Balluku njoftoi edhe shkuarjen drejt përfundimit të punimeve në rreth rrotullimin e TEG-ut, për të cilin tha se do të hapet për qarkullim javën e ardhshme.

“Ju falënderoj shumë dhe shihemi javën tjetër në pjesën e TEG-ut për të parë një punë me të vërtetë, unë e kam parë dje nga afër, një punë vërtet të shkëlqyer me detaje pa lënë mënjanë as ndriçimin dhe as gjelbërimin. Deri atëherë ju uroj një fundjavë të mbarë dhe shihemi javën tjetër në kantierin e rrethrrotullimit të TEG-ut”, tha Balluku në përfundim të fjalës së saj gjatë inspektimit të punimeve.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×