U masakrua me thikë nga bashkëjetuesi i saj, del fotoja e viktimës, la pas dy fëmijë

Jetlira Elezi Dhe Ramis Mici

Personi që shihni në foto është Jetlira Elezi, e cila mbeti viktimë pasi u qëllua për vdekje me thike nga bashkëjetuesi i saj 37-vjeçari Ramis Mici. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës në lagjen “Skënderbej” në Elbasan.

BalkanWeb ka siguruar foton e viktimës, e cila pas divorcit, martesë nga e cila kishte dhe dy fëmijë, kishte nisur bashkëjetesën me Micin.

Pasi e qëlloi, Mici e la gruan të mbuluar me gjak në banesën ku jetonin me qira dhe u largua prej aty me shpejtësi. Ishin pronaret e shtëpisë qe e gjeten te pajete gruan në mes të dhomës.

Jetlira Elezi ishte dhunuar edhe me herët nga bashkejetuesi, madje kishte kërkuar edhe ndihmën e policisë, e cila pasi e shoqëroi për disa orë dhunuesin e kishte lënë të lirë.

BalkanWeb mëson se motiv i krimit të jetë bërë xhelozia në çift. Ndërkohë, autori i krimit ndodhet në arrati, ndërsa policia i është vënë pas për ta arrestuar. Më poshtë publikojmë pamjet nga brenda banesës ku ndodhi krimi.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×