Zyrtare/ Gara për Avokatin e Popullit, dorëzohen informacione për kandidatët, ja kush janë emrat që iu mungon formulari i papajtueshmërisë

Avokati I Popullit

Teksa pritet zgjedhja e Avokatit të Popullit, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka zyrtarizuar kandidatët për këtë post, pasi mandati 5-vjeçar i Erinda Ballancës ka përfunduar në muajin maj.

Erinda Ballanca të cilës i ka mbaruar mandati i parë, garon për një mandat të dytë.

Kryetarja e  Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka ka dorëzuar informacion të detajuar për secilin prej 20 kandidatëve, ka paraqitet detaje nga studimet e tyre tek karriera dhe vlerësimet.

Në këtë shkresë janë të përcaktuar edhe kriteret mbi të cilat do të bëhet përzgjedhja e kreut të ri të Avokatit të Popullit.

Mësohet se 18 prej kandidatëve kanë dorëzuar formularët e kërkuar me përjashtim të zotit Sali Shehu dhe Besim Ndregjoni të cilët nuk kanë dorëzuar formularin e deklarimit të papajtueshmërisë. (DOKUMENTI)

Më poshtë janë emrat kandidatë për Avokatin e Popullit.

1. Ahmet Premçi
2. Altin Goxhaj
3. Besim Ndregjoni
4. Bledar Dervishaj
5. Boriana Nikolla
6. Brikena Kasmi
7. Dorian Gjomarkaj
8. Drita Avdyli
9. Endri Papajorgji

10. Ermir Kapedani
11. Erinda Ballanca
12. Evis Fico
13. Ilirjan Rusmali
14. Jordan Daci
15. Jorida Rustemi
16. Laureta Roshi
17. Ledio Braho
18. Lefterije Luzi
19. Olta Aliaj
20. Sali Shehu

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×