Momenti kur Mançester Siti fitoi kampionatin në javën e fundit ishte një moment i papërshkrueshëm lumturie për tifozët e qytetarëve të cilët “pushtuan” fushën në përfundim të ndeshjes me Aston Vijën. Festa ama mund të kishte pasur një fund tragjik nëse nuk do të ishte për mbrojtësin e Sitit, Zhoao Kanselo dhe gjestin e tij heroik.
Portugezi ishte protagonist i një ngjarje me tifozin 10-vjeçar të skuadrës, Oli Gordon i cili vrapoi në fushë bashkë me tifozët e tjerë në përfundim të sfidës. Gordon, i cili vuan nga autizmi dhe çrregullimet e perceptimit lidhur me realitetin ka humbur kontrollin në momentin kur ka kuptuar se ka qenë i rrethuar nga qindra persona përreth tij dhe në ndihmë i ka ardhur pikërisht mbrojtësi i Sitit, Kanselo i cili e ka përqafuar dhe e ka qetësuar tifozin e vogël.
Rrëfimin për këtë ngjarje e ka bërë vetë mamaja e Olit, Lauren e cila në një intervistë për “Mançester Evening News” ku falënderoi Kanselon për gjestin ndaj djalit të saj duke theksuar se ai mund të kishte vdekur nëse nuk do të ishte për të.
“Ai shkon shumë shpesh në stadium me babain e tij por ajo ishte një situate krejtësisht ndryshe dhe nga euforia ai u hodhë në fushë pa e kuptuar dhe aty u gjend në një situatë të vështirë për të me qindra persona që i vraponin përreth.
Unë dhe babai i tij po e kërkonim kudo derisa pamë Kanselon që e kishte e kishte përqafuar për ta qetësuar dhe i qëndronte pranë duke e ledhatuar.
E falënderoj nga zemra atë, nuk e di se çfarë do të bënim, Oli edhe mund të kishte vdekur nëse ai nuk do ti kishte ardhur në ndihmë.”, u shpreh Lauren.
Arena e Lajmit

Loading…