VIDEOLAJM/ Nesër takon homologun slloven, Presidenti Meta niset me tren drejt Ljubljanës

Gerwe

Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë ditën e nesërme një takim me homologun e tij slloven, Borut Pahor.

Dhe Kreu i Shtetit ka surprizuar jo pak për mënyrën sesi ka zgjedhur t’i drejtohet Ljubljanës, jo me avion apo me një automjet zyrtar, por duke udhëtuar me tren si të gjithë qytetarët e thjeshtë drejt kryeqytetit slloven.

Meta nëpërmjet një video të postuar në Facebook tregon se po udhëton me linjën ekonomike të transportit publik për të realizuar takimin e nesërm.

“Mbresëlënës udhëtimi në mbrëmje me tren drejt Ljubljanës, ku neser do të takohem me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor! 🇦🇱🤝🇸🇮”, shkruan Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×