Ndërtimi i një moli pluskues në “Lungomare” u kushton shumë 3 personave, policia u vë prangat (Emrat)

721d0bb9 806d 4231 883a 0f426cf3a0b0

VLORË

Tre persona janë arrestuar në Vlorë pasi akuzohen se kanë ndërtuar pa leje një mol pluskues dhe hodhën materiale inerte dhe të rrezikshme në det.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në kuadër të planit të masave për sezonin turistik, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme përgjatë vijës bregdetare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë konstatuar në lagjen “Pavarësia 2”, në fillim të Lungomares, ndërtimin pa leje të një moli pluskues dhe hedhjen e disa materialeve inerte në det.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasve:
– Farudin Zykaj 45 vjeç, banues në Vlorë.
– Gjergji Metushaj 36 vjeç, banues në Vlorë.
– Lavdi Xhelilaj 65 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasit Farudin Zykaj dhe Gjergji Metushaj dyshohet se kishin kontraktuar shtetasin Lavdi Xhelilaj shofer kamioni, për të vendosur gurë dhe disa materiale të tjera të ngurta, në det, në afërsi të molit pluskues, të cilin këta shtetas e kishin ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.Pak ditë më parë nga ana e IKMT është bërë dhe cmontimi i një strukture metalike me të cilën Zykaj dhe Metushaj kishin dëmtuar dhe Lungomaren dhe duke u gjobitur për këtë por duket se përsëri dy personat ditësh e djeshme kanë hedhur në det midis të tjerave materiale të rrezikshme për detin të marra pranë OSHE në qytetin e Vlorës .

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×