“Talenti i vetëm i Ramës është vjedhja”, Balliu akuza ndaj kryeministrit: Arkitekt i aferës së inceneratorëve, më 7 korrik…

Klevis Balliu

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu, përmes një postimi në Facebook, shprehet se kryeministri Edi Rama është ‘arkitekt” i aferës së inceneratorëve, teksa thotë se “talenti i tij i vetëm është vjedhja”.

Balliu thotë se vendi është në një krizë të thellë ekonomike, ndërsa përgjegjës për këtë bën Edi Ramën.

“Kompanitë e përfshira në mega aferën kriminale të inceneratorëve me pronar real Edvin inceneratorin, kalojnë miliona euro vetëm për shpenzime frutash dhe perimesh. Paratë e qytetarëve nëpërmjet kësaj afere kalojnë në xhepat e Edvin inceneratorit, Agaç inceneratorit si dhe Lali inceneratorit”, shkruan ai mes të tjerash.

Sakaq, Balliu thotë se në protestën që do të zhvillohet më 7 korrik,  “familja e inceneratorëve duhet të marrë përgjigjen e merituar”.

Reagimi i plotë:

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×